Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Aksident në Maliq/ Automjeti përfundon jashtë rruge pranë një lokali të frekuentuar

    July 8, 2025

    Ervin Salianji lihet i lirë nga Burgu i Fierit: Ish-deputeti demokrat premton ankimim në Gjykatën e Strasburgut

    July 8, 2025

    Një familje në Trebinjë Pogradec mbetet e pastrehë nga zjarri – Kërkojnë ndihmë urgjente

    July 8, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Myftiu i Korçës bën urimin për nisjen e Ramazanit

    Aktualitet March 10, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bismilahi Rrahmani Rrahim

    Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Të nderuar besimtarë, nesër, më 11 mars 2024 fillon Muaji i Bekuar i Ramazanit. Kam kënaqësinë dhe nderin të uroj në emrin tim personal dhe ne emrin e institucionit që përfaqësoj të gjithë besimtarët myslimanë të Qarkut të Korçës: Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit.

    Thotë i Lartësuari në librin e Tij fisnik :

    “ O ju që keni besuar! Agjërimi është bërë obligim për ju sikur ka qenë obligim edhe për ata që ishin para jush, që të jeni më të devotshëm (më të përkushtuar).”(El-Bekare, 183).

    Ndërsa i Dërguari i Allahut ka thënë:

    “Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu jua ka bërë obligim agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit, kurse shejtanët të inatosur lidhen në pranga. Allahu xh.sh. në këtë muaj ka zgjedhur një natë që është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë.”

    Të nderuar vëllezër dhe motra!

    Trokitja në derë e këtij mysafiri të nderuar është një sihariq i mirë për të gjithë muslimanët, të cilët i kaplon gëzim i madh. Gëzimi nuk është vetëm i të rriturve, ai njësoj i kaplon edhe ata më të vegjlit, për të cilët akoma nuk është obligim agjërimi i këtij muaji. Ditët e këtij muaji kanë një shije të veçantë, një shije të ëmbël, të këndshme, të lezetshme dhe qetësuese; zemrat e të devotshmëve lakmojnë mirësitë dhe begatitë e Krijuesit. Është muaj i mëshirës, muaj kur zemrat e thara nga malli për të, sërish fitojnë njomësinë dhe gjallërinë.

    Muaji i Ramazanit është muaji i durimit, i lutjes, i Kuranit, i bujarisë, është muaji i dashurisë, vlerave njerëzore, respektit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit. Gjatë këtij muaji të rizgjojmë ndjenjat e bukura, të ndezim shpresat, të pastrojmë ndërgjegjet dhe të lutemi. Feja Islame i ka dhënë një rëndësi të madhe xhematit, adhurimeve të përbashkëta në grup, por Allahu i ka dhënë mundësinë njeriut që ta adhurojë Atë edhe individualisht. Kjo vlen edhe për Ramazanin. E nisim këtë muaj me sihariqin që Allahu na jep në Kuranin famëlartë në suren Inshirah ku thuhet: “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi”.

    Të nderuar besimtarë, mos të harrojmë gjatë këtyre ditëve edhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Në iftaret tona të përvitshme të mos mungojnë familjet në nevojë dhe shtrimi i iftareve për ta. Të nderuar motra dhe vëllezër, Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshëm është momenti i duhur ti kërkojmë Zotit falje.

    Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na e pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë.

    Agjerim të lehtë e të pranuar!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Aksident në Maliq/ Automjeti përfundon jashtë rruge pranë një lokali të frekuentuar

    July 8, 2025

    Ervin Salianji lihet i lirë nga Burgu i Fierit: Ish-deputeti demokrat premton ankimim në Gjykatën e Strasburgut

    July 8, 2025

    Një familje në Trebinjë Pogradec mbetet e pastrehë nga zjarri – Kërkojnë ndihmë urgjente

    July 8, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Aksident në Maliq/ Automjeti përfundon jashtë rruge pranë një lokali të frekuentuar

    July 8, 2025

    Ervin Salianji lihet i lirë nga Burgu i Fierit: Ish-deputeti demokrat premton ankimim në Gjykatën e Strasburgut

    July 8, 2025

    Një familje në Trebinjë Pogradec mbetet e pastrehë nga zjarri – Kërkojnë ndihmë urgjente

    July 8, 2025

    Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për lirimin nga qelia

    July 8, 2025

    Korçë: Arrestime, procedime penale dhe zbulim armësh

    July 8, 2025

    Skënderbeu zyrtarizon miqësoren e dytë verore, zbuloni kundërshtarin

    July 8, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Familja Haxhiu dhuron bashkisë Korçë monografinë e piktorit Fatmir Haxhiu

    June 30, 2025

    Thirrje për ndihmë për Ajlën, vogëlushen 3-vjeçare!

    June 29, 2025

    Korça, destinacioni i preferuar i turizmit malor – Turistë nga e gjithë bota zgjedhin juglindjen shqiptare

    June 28, 2025
    Më të klikuarat

    “Me hidhërim të thellë…” / Klubi i Skënderbeut bën njoftimin e trishtë

    July 6, 2025

    Korça Beer Fest 2025 gati të ndezë atmosferën: Tradita vazhdon me surpriza dhe muzikë live

    July 4, 2025

    Shkarkohen drejtori dhe shefi i policisë së burgut të Drenovës pas kapjes së telefonit në qeli

    July 6, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.