Ndaj Korça është ndryshe.
Më thoni një qytet sot në Shqipëri, përveç Korçës, që të ketë patur natë poetike. Në këtë qytet ka më tepër netë poetike sesa sherre, grabitje, plagosje e vrasje. Ka art. Ka kulturë. Ka dije. Ka intelektualë. Ka njerëz që e duan jetën, në mënyrën e tyre. Ka njerëz që shkojnë në muze, ka njerëz që krijojnë muze. Të tillë sot ishin Katerina Cifligu dhe Eris Rusi. Në Galerinë “Guri Madhi” më tepër se 100 persona. 2 orë poezi.
Me kënaqësi u ngrita të recitoja të preferuarën poezi nga Omar Khayyam
“Natën kur flija, më tha shpirti PI,
në gjumë e në varre s’ka lumturi.
Sa rron zbraz kupa e puth çupa,
ke shekuj të flesh në qetësi.”