Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në Korçë do të ofrojë për herë të parë këtë vit shërbimin e ndërmjetësimit falas për qytetarët në nevojë.
Ky shërbim u mundëson qytetarëve me mosmarrëveshje të zgjidhshme me ndërmjetësim të shmangin pritjet e gjata në gjykatë, duke kursyer kohë dhe procese të ndërlikuara ligjore.
Marinela Nasi, juriste:
“Qytetarët që mund të përfitojnë nga ky shërbim i ri duhet të jenë pjesë e kategorive të veçanta ose të trajtohen me ndihmë ekonomike.”


