Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina

    Aktualitet November 17, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare, anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

    Në lidhje me ndarjen e parakohshme nga jeta të ish gjyqtarit ka reaguar edhe Gjykata e Lartë teksa i shpreh ngushëllimet familjes së tij.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Me trishtim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të anëtarit të Gjykatës së Lartë, z. Darjel Sina.

    Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022, dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.

    Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

    Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij. Jemi pranë jush me zemër dhe mendje.

    U prehtë në paqe! Me respekt, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë.

    Ndërkohë nga familjarët janë bërë njoftimet për t’i dhënë lamtumirën gjyqtarit Darjel Sina;

    NJOFTIM!

    Për t’i dhënë lamtumirën gjyqtarit të ndjerë Darjel Sina, homazhet do të zhvillohen në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ditën e hënë, më datë 18.11.2024, nga ora 09.00 deri në orën 12.00, prej nga do të përcillet trupi për në varrezat e Sharrës.

    Ky njoftim bëhët nga familja dhe kolegët e gjyqtar Darjel Sinës.

    Kush është Darjel Sina?

    Darjel Sina ka përfunduar studimet e postdoktoraturës në Universitetin e Zyrihut në Zvicër, me bursën Federale Zvicerane të Ekselencës në fushën e së Drejtës Kushtetuese dhe Bankare. Sina ka përfunduar studimet e tij në doktoraturë, master i arteve dhe bachelor në Universitetin Kombëtar të Athinës/Fakulteti Juridik. Ai mban titullin akademik Profesor i Asociuar që nga maji i vitit 2014.

    Eksperienca e fundit e punës së gjyqtarit Sina ka qenë Komisioner Publik pranë Institucionit të Komisionerit Publik dhe më përpara Shef i Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Nju-Jorkut, në Tiranë.

    Në nëntor të vitit 2021, Sina u përzgjedh nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të përfaqësuar shtetin shqiptar në programin International Visitor Leadership Program me tematikë Rule of Law and the U.S. Judicial System, i organizuar nga Graduate School USA.

    Sina ka punuar si studiues në Universitetin e Zyrihut dhe përpara kësaj eksperience ka punuar Dekan pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin Luarasi, në Universitetin Evropian të Tiranës si Profesor dhe përpara kësaj eksperience ka qënë i punësuar si asistent Profesor në Universitetin Kombëtar të Athinës, nën drejtimin e Profesor Andreas Dimitropoulos. Pas diplomimit ka punuar për shumë vite asistent avokat në Athinë, Greqi.

    Prej 16 prillit 2022, ai ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.