Ditën e sotme ndeshjet më të rëndësishme të sezonit i përkasin Skënderbeut dhe Pogradecit në volejbollin për femra. Pas dy ndeshjeve drithëruese, ku rezultati është 1-1, në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, i cili premton që do jetë i përplotë me sportdashës, do të vendoset finalisti për kampionatin e volejbollit në Shqipëri.
Skënderbeu i Orlando Kojës duket se ka rënë pak me atë të viteve të kaluara. Ndërsa Pogradeci synon të kthejë ëndrrën në realitet, duke kërkuar kështu që të surprizojë korçaret në shtëpinë e tyre dhe të rrëmbejë një fitore për të shkuar drejt finales së madhe.
Vajzat e Orlando Kojës paraqiten mirë objektivisht duke kërkuar kështu që pozicionet të mos ndryshohen me ato të ndeshjeve të kaluara. Nga ana tjetër Pogradeci pritet që këtë herë të vijë me ndryshime në pozicionin 4 dhe 6.
Në orën 18:00 të gjithë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, pak rëndësi ka kush fiton, aty do të ketë festë.


