Në vijim të informacionit të datës 03.06.2023, që bënte fjalë për fillimin e procedimit në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. T., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi kishte shqetësuar nëpërmjet telefonit një 29-vjeçare.
Informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë 37-vjeçarin, pasi ditën e djeshme ka përndjekur me automjetin e tij, këtë shtetase.
Këto materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.