Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ndotja e ajrit dhe rritja e temperaturave janë shkaktarë të 4% të fataliteteve të të porsalindurve

    Sociale May 6, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një studim ndërkombëtar tregon se ngrohja globale ka kontribuuar ndjeshëm në rritjen e vdekshmërisë neonatale në shumë vende të botës, duke ndikuar veçanërisht në vendet me sisteme shëndetësore më të dobëta, përfshirë edhe Shqipërinë. Ky studim i gjerë ka zbuluar se rreth 4.3% e vdekjeve neonatale gjatë kësaj periudhe janë të lidhura drejtpërdrejt me temperaturat jo-optimale (si tepër të nxehta, ashtu dhe ato tepër të ftohta), një fenomen që po intensifikohet si pasojë e ndryshimeve klimatike.

    Edhe pse Shqipëria nuk është në listën e vendeve me përqindjen më të lartë të vdekshmërisë neonatale nga nxehtësia, vendi ynë nuk ka mbetur i paprekur. Studimi tregon se në Shqipëri, për shkak të ndryshimeve klimatike, është shmangur një pjesë e vdekjeve të lidhura me të ftohtin, rreth 0.3% e totalit të vdekjeve neonatale. Megjithatë, rritja graduale e temperaturave dhe periudhave të zgjatura të nxehtësisë, paraqet rrezik të shtuar për të ardhmen, veçanërisht nëse nuk ndërmerren masa parandaluese.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Për më tepër, në rastin e vdekjeve shumë të hershme neonatale, ndër ato që ndodhin brenda javës së parë të jetës, rreth 1.9% janë ndikuar nga të ftohtit, ndërsa 4.1% nga nxehtësia, thënë kjo në nivel global. Shqipëria, si një vend me ndryshime të dukshme sezonale, përfshihet në zonat ku ndikimet nga të dy ekstremet ekzistojnë, por me një zhvendosje drejt rritjes së barrës si pasojë e temperaturave të larta.

    Temperaturat mesatarisht të larta, të cilat janë bërë gjithnjë e më të zakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike, kanë rezultuar si faktorë të fortë rreziku për vdekjet neonatale. Nga analiza globale, rezulton se rreth 32% e vdekjeve neonatale të lidhura me nxehtësinë mund t’i atribuohen drejtpërdrejt ndikimit të klimës së ndryshuar. Në terma realë, kjo përkthehet në 175 mijë jetë të humbura, kryesisht në rajone me klimë të nxehtë dhe sisteme të dobëta shëndetësore.

    Në shumë zona të nxehta të globit, rritjet e temperaturës kanë shtuar normat e vdekshmërisë me më shumë se 30 vdekje për 100,000 lindje, një shifër alarmante për standardet globale të kujdesit shëndetësor për foshnjat.

    Sipas raporteve të fundit të UN IGME 2024 mbi vdekshmërinë e fëmijëve dhe lindjet e vdekura, Shqipëria ka shënuar përmirësime të rëndësishme në treguesit e shëndetit foshnjor, por ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po krijojnë sfida të reja që rrezikojnë këto arritje.

    Fataliteti i fëmijëve nën 5 vjeç ka pësuar një rënie të konsiderueshme në 6.6 raste për 1000 lindje në vitin 2023, nga 37.3 në vitin 1990. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se valët e nxehtësisë gjithnjë e më të shpeshta dhe të forta, përmbytjet dhe ndotja e ajrit, të gjitha të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike, po ndikojnë negativisht në shëndetin e fëmijëve dhe grave shtatzëna.

    Lindjet e humbura në Shqipëri janë 5.5 për 1000 lindje totale, më mirë se mesatarja globale (14.3). Megjithatë, studimet e fundit kanë filluar të identifikojnë lidhje midis ekspozimit të grave shtatzëna ndaj stresit termik, ndotjes së ajrit, dhe rrezikut të shtuar për komplikime gjatë shtatzënisë, përfshirë lindjet e humbura. Gjetja se 44% e lindjeve të humbura ndodhin gjatë procesit të lindjes ngre shqetësime shtesë, pasi qasja në kujdes shëndetësor cilësor mund të kompromentohet gjatë ngjarjeve ekstreme të motit.

    Fatalitetet neonatale, me 4.8 raste për 1000 lindje të gjalla, përbën rreth 73% të të gjitha vdekjeve nën 5 vjeç. Ekspertët theksojnë se temperaturat ekstreme dhe kushtet e përkeqësuara mjedisore po ndikojnë veçanërisht në këtë grup të cenushëm, pasi sistemet e pazhvilluara të rregullimit të temperaturës trupore te të porsalindurit i bëjnë ata veçanërisht të ndjeshëm ndaj stresit termik.

    Foshnjat, sidomos ato të lindura para kohe ose me peshë të ulët, janë veçanërisht të rrezikuara nga temperaturat e larta për shkak të sistemit të pazhvilluar të termo-rregullimit, metabolizmit të lartë dhe pamundësisë për të djersitur si të rriturit. Në kushte të tilla, edhe një rritje e vogël e temperaturës mjedisore mund të sjellë pasoja fatale si mbi-nxehje, dehidratim apo përkeqësim të infeksioneve si pneumonia.

    “Gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre të palindur janë veçanërisht të cenueshëm ndaj ndryshimeve klimatike për shkak të vulnerabilitetit të lartë dhe kapacitetit të ulët të përshtatjes. Dy faktorët kryesorë që ndikojnë negativisht në këtë grup janë stresi i nxehtësisë dhe toksiciteti i ajrit.

    Procesi i zhvillimit gjatë shtatzënisë është tepër i ndjeshëm dhe preciz, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë fiziologjik. Çdo ndërhyrje apo ndryshim i jashtëm, siç janë faktorët mjedisorë që po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike, mund të çrregullojnë këtë proces delikat zhvillimor dhe të shkaktojnë pasoja afatgjata për shëndetin e nënës dhe fëmijës,”- thotë Dr. Donalda Surducki, Obstetër Gjinekolog pranë spitalit St. Clemens, në Geldern të Gjermanisë.

    Si ndikon nxehtësia te gratë shtatzëna.

    Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas ka më shumë vështirësi për të kontrolluar temperaturën. Normalisht, temperatura e trupit të shtatzënës është pak më e lartë për të ndihmuar zhvillimin e bebes.

    Kur bën shumë nxehtë, gruaja shtatzënë përjeton probleme si pagjumësi dhe lodhje të shtuar. Por, rreziqet nuk ndalen këtu. Nxehtësia e madhe shkakton ndryshime në trupin e saj, të tilla si rritja e tensionit të zemrës, aktivizimi i proceseve inflamatore, apo trashja e gjakut.

    Këto ndryshime bëjnë që më shumë gjak të shkojë në lëkurë për të ftohur trupin, duke pakësuar gjakun që shkon te mitra. Kjo do të thotë se foshnja merr më pak oksigjen.

    Pasojat për të mund të jenë serioze: lindje para kohe, peshë e ulët në lindje dhe në rastet e rënda, edhe vdekje, shprehet Dr. Donalda Surducki.

    Ndotësit e ajrit dëmtojnë fetusin

    ”Studimet e fundit zbulojnë se ndotja e ajrit përbën rrezik të lartë për gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre të palindur. Ndotësit shkaktojnë probleme të shumëfishta: çrregullojnë sistemin imunitar, shkaktojnë inflamacion në të gjithë trupin, dëmtojnë sistemin endokrin dhe shtojnë stresin oksidativ. Pasojat janë serioze pasi këto efekte ulin qarkullimin e gjakut në placentë, duke zvogëluar furnizimin me oksigjen për fetusin. Ndotësit shkaktojnë gjithashtu ndryshime epigjenetike që ndikojnë negativisht në rritjen e fëmijës. Kërkimet e fundit janë shqetësuese pasi grimcat e ndotjes së ajrit që thithin nënat gjatë shtatzënisë janë gjetur në trurin dhe organet e fetusit, duke provuar kalimin direkt të ndotësve nga nëna te fëmija. Ndotësit si dyoksidi i azotit, monoksidi i karbonit, dyoksidi i squfurit dhe veçanërisht grimcat e imëta (më të vogla se 10-2.5 mikrometër) janë lidhur drejtpërdrejt me peshë të ulët në lindje, vdekje intrauterine dhe rritje të rasteve të aborteve spontane”, – shprehet Dr. Donalda Surducki.

    Ndryshimet klimatike paraqesin një sfidë serioze për sistemin shëndetësor shqiptar, veçanërisht në aspektin e kujdesit neonatal. Studimet e fundit tregojnë se rritja e temperaturës mesatare globale me 0.9°C ka ndikuar ndjeshëm në shëndetin e foshnjave të porsalindura, duke kërkuar masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve të trajtimit, sidomos gjatë valëve të të nxehtit që janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në vitet e fundit. Veçanërisht të rrezikuara janë foshnjat e lindura premature, të cilat shfaqin rritje të rrezikut të vdekjes në ditët e para të jetës kur temperaturat janë mbi nivelin optimal.

    Në nivel global, vendet me shkallë të lartë të vdekshmërisë neonatale dhe që përjetojnë ngrohje më të madhe po vuajnë ndikimet më të thella nga ndryshimet klimatike. Për Shqipërinë dhe vende të tjera në zhvillim që tashmë përballen me sfida shëndetësore, integrimi i masave të përshtatjes klimatike në kujdesin perinatal është urgjente. Megjithëse fatalitetet e lidhura me temperaturën përbëjnë më pak se 5% të totalit të vdekjeve neonatale, me rritjen e vazhdueshme të temperaturave globale, masat mbrojtëse po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.

    Ky realitet i ri klimatik kërkon vëmëndje dhe veprim të menjëhershëm. Me parashikimet aktuale për rritje të temperaturës mesatare globale deri në 2.8°C deri në fund të shekullit, mbrojtja e foshnjave, si grupi më i pambrojtur i popullsisë, duhet të bëhet prioritet për sistemet shëndetësore dhe politikat mjedisore. Ndërhyrje të thjeshta si garantimi i kushteve të përshtatshme termike në sallat e lindjes dhe përkujdesja e shtuar gjatë valëve të të nxehtit mund të bëjnë diferencën mes jetës dhe vdekjes për të porsalindurit në Shqipëri.

    Burimi:

    • Dr. Donalda Surducki– Obstetër Gjinekolog pranë spitalit St. Clemens, Geldern të Gjermanisë.
    • Klima.al

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradec/Shërbimet online “tortura” për moshat e treta dhe jovetëm

    February 22, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Starova, fshati i Pogradecit me histori të lashtë që ruan identitetin përtej emërtimit Buçimas

    September 3, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.