Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Andrea Mollaosmani, 21 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur duke kryer një vjedhje.
I riu ishte më parë i dënuar për veprën penale “Vjedhja” dhe ndodhej në arrest shtëpie, por ka shkelur masën e dhënë nga gjykata.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.