Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Në përfundim të mandatit të saj, ambasadorja franceze viziton qytetin e Korçës

    Korçë June 22, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një tjetër ambasadoreje i mbaron misioni  në Shqipëri. Pak ditë më parë ishte ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe tashmë është  ajo franceze, Elisabeth Barasacq, e cila ka lajmëruar mbylljen e mandatit të saj në vendin tonë.

    Ajo ka vizituar Korçën në përfundim të rrugëtimit të saj diplomatik 3-vjeçar, ndërsa ka dhënë për mediat edhe disa mesazhe për ecurinë e deritansishme të Shqipërisë në rrugën e integrimit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Ka akoma shumë reforma për të bëre në fusha të ndryshme, në atë të qeverisjes luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Ritmi i shkëmbimeve dhe marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe Shqipërinë është një ritëm që përcaktohet vetëm nga Shqipëria”,- tha diplomatja franceze.

    Po ashtu, ajo u shpreh se gjatë këtij 3 vjeçari marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar shumë, por do dëshironte të bënte më tepër pasi në vitin e parë të mandatit të saj ishte vit pandemie.

    Kryediplomatia franceze në largim ka zhviluar gjatë ditës së sotme një takim me kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo, ku u fol edhe për thellimin e bashkëpunimeve , kryesisht në fushën e kulturës.

    “Në përfundim të misionit të saj në Shqipëri Ambasadorja e Francës Elisabeth Barsacq vizitoi Korçën. Në pritjen zyrtare në bashki diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimeve të nisura, binjakëzimin e Korçës me qytetin Chambery në Francë si edhe thellimin e bashkëpunimeve kryesisht në fushën e Kulturës”, shkruan Filo në facebook.

    Një ditë më parë, në kuadër të Festës së Muzikës dhe Javës së Kulturës Ndërkombëtare Ambasada e Francës në Shqipëri në bashkëpunim me Aleancën Franceze në Korçë dhe Radio Televizionin Shqiptar dhuruan emocione të bukura, përmes një koncerti veprat e kompozitorëve më të njohur francezë mes dirigjimit të maestro Aurelien Azan Zielinski dhe violinistes franceze Anna Göckel.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.