Në qytetin e Pogradecit u zhvillua ceremonia e promovimit të librit të autorit Dr. Refki Pere, me titull “Vërçuni në vizionin e kohërave”. Ky botim sjell një pasqyrë të gjerë historike mbi fshatin Vërçun, vendlindjen e autorit, duke trajtuar fise, ngjarje dhe trashëgiminë kulturore të tij ndër shekuj.
Libri vlerësohet si një kontribut i çmuar për ruajtjen e identitetit lokal dhe transmetimin e historisë tek brezat e ardhshëm. Përmes këtij studimi, autori jo vetëm që ndriçon të shkuarën e një komuniteti, por edhe nxit ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbajtjes gjallë të traditave dhe rrënjëve.
Bashkia Pogradec përgëzoi autorin për punën e tij, duke theksuar mbështetjen ndaj nismave që lidhen me historinë dhe trashëgiminë kulturore të zonës.


