Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Në vend qarkullojnë 868 mijë automjete, 36% mbi 20-vjeçare, dominojnë Volkswagen dhe Benz

    Sociale July 23, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në rrugët e vendit qarkullojnë çdo vit gjithnjë e më shumë automjete. Pjesa më e madhe e tyre janë me kambio manuale.

    Ndonëse në 2023 ka një rënie të lehtë të mjeteve mbi 20 vjeçare (me 1.4%) ato vijojnë të dominojnë flotën e automjeteve në vend, duke zënë 36% të totalit, nga 40% një vit më parë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Volkswagen” (18,6 %) dhe “Mercedez Benz” janë markat më të preferuara, me këtë të fundit që po bie nga froni pasi nuk po blihen më aq shumë sa dikur. Automjetet janë në pjesën më të madhe me naftë (gati 74%). Për nga fuqia, autoveturat sipas vëllimit motorik >3000 cc po shënojnë rritjen më të madhe.

    Sipas të dhënave të INSTAT, Në vitin 2023, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 867.765 mjete, nga 796.438 mjete të regjistruara deri në vitin 2022, duke u rritur me 9,0 %.

    Mjete rrugore sipas llojit

    Nga mjetet rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,6 %), “Automjetet për transport të përzier ” (6,2 %) dhe “Motor” (5,5 %),.

    Kryesojnë Tirana e Durrësi

    Në vitin 2023, qarku me numrin më të lartë të mjeteve rrugore është qarku Tiranës me 34,7 %, ndjekur nga qarku Durrësit me 13,4 % dhe qarku Fierit me 9,3 %. E njëjta ecuri sipas qarqeve, vihet re edhe për mjetet rrugore autovetura.

    62% e makinave janë me kambio manuale

    Referuar të dhënave sipas llojit të kambios, vihet re se peshën më të madhe e zënë mjetet rrugore me kambio manuale me 61,9 % të mjeteve rrugore gjithsej.

    Autoveturat me kambio “Manuale” zënë 57,9 % të autoveturave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” në vitin 2023 ndërkohë Autobuzat me kambio “Manuale” zënë 80,7 % të autobuzave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” në vitin 2023.

    77% e makinave janë më të vjetra se 10 vjet

    Numri i autoveturave të regjistruara në vitin 2023, me vit prodhimi 2011-2023 është rritur me 40,0 %, grupi 2000-2010 është rritur me 7,1 % ndërsa grupi i autoveturave me vit prodhim para vitit 2000 ka pësuar rënie me 1,4 %.

    Në total, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, janë rreth 311 mijë automjete më të vjetra sesa 20 vjet, që përbëjnë 36% të totalit.

    353 mijë automjete të tjera, ose gati 41% e totalit kanë një moshë midis 11 dhe 20 vjet.

    Në total, gati 77% e automjeteve në vend janë mbi 10 vjeçare duke përbërë një nga flotat më të vjetra në Europë.

    Mjete rrugore sipas markës

    Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Volkswagen” (18,6 %) e ndjekur nga “Mercedez Benz” (18,1 %), dhe “Daimler Chrysler” (9,8 %).

    Në vitin 2023, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para 2000 dhe viteve 2011-2023. Marka “Volkswagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.

    Mjete rrugore sipas lëndës djegëse, dominon nafta

    Numri më i madh i autoveturave që qarkulluan në vendin tonë në vitin 2023 kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë” duke zënë 73,5 % nga 73,7 % në vitin 2022, ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” me 16,3 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave nga 16,7 % që ky grup zinte deri në vitin 2022.

    Vihet re një rritje në numrin e autoveturave elektrike me 2.3 herë më shumë dhe makinave hybride me 2.2 herë më shumë, krahasuar me vitin 2022.

    Numri i autobusëve të regjistruar në vitin 2023, që kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë” është rritur me 4,1 %, ndërsa numri i autobusëve që kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë+Elektrik” është rritur me 41,9 % krahasuar me vitin 2022.

    Rriten autoveturat me fuqi të lartë motorike

    Numri i autoveturave të regjistruara në vitin 2023 sipas vëllimit motorik >3000 cc është rritur me 16,2 %, numri i autoveturave me vëllim motorik <=2000 cc është rritur me 9,3 % dhe me vëllim motorrik 2001- 3000 cc është rritur me 8,9 % krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë.

    Vëllimi më i përhapur te autoveturat me lëndë djegëse “Naftë” është 1400 cc-1999 cc duke zënë 54,0 % gjithsej me lëndë djegëse naftë.

    Vëllimi më i përhapur te autoveturat me lëndë djegëse “Benzinë”, është nën 1399 cc duke zënë 59,2 % të autoveturave gjithsej me lëndë djegëse benzinë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Festë në IEVP Korçë, fëmijët dhe prindërit ndajnë momente prekëse në prag të fundvitit

    December 24, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    E paprecedent:Pedagogët e Fakultetit Ekonomik të UT shahen nga gratë

    May 16, 2024

    Legjenda e kishës së Shën Marenës

    June 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.