Dy fjalë zotërinjve dhe zonjave që sjellin dhe marrin fëmijët në shkollë:
(Vëzhgim në shkollën ku kam vajzën dhe në shkolla afër shtëpisë ku kam djalin)
Jam i sigurt që s’keni lënë “gur pa lëvizur” që ti regjistroni fëmijët në shkollat e qytetit që i quani “të mira”.
Por, çfarë prisni të fitojnë fëmijët nga shkolla kur;
1. i sillni në mëngjes, në 8 pa 3 minuta, dhe nxitoni si të lajthitur në rruga e shkollës me telefon në vesh?
2. sot njëri hapi xhamin dhe flaku në rrugë paketën e mbaruar, aty, 3 metra nga kazani i plehrave.
3. vijnë për ti marrë nga shkolla dhe i plasin makinat si lopa bajgën, ku të mundin dhe si të mundin. Duhet patjetër të jenë aty afër, madje, gati të futen deri në dera.
4. Zonjat e nisura dhe të stisura, që e plasin makinën në mes të rrugës dhe, si në paradë, ecin serbes deri brenda në shkollë nga ku dalin, po serbes, me fëmijën për dore.
5. Prindër, po sidomos gjyshër që bëhen turmë para derës të shkollës dhe shtyhen e ngjishen si në radhat qëmoti, aq sa fëmijët duhet ti dredhojnë me shkathtësi që të dalin nga shkolla.
Kërkojini shkollës për ato që jep shkolla por, mirë do ishte të ktheni njëherë pasqyrën nga vetja.