Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Vrasja e turistit francez në Ksamil, identifikohet i dyshuari

    August 18, 2026

    Sali Berisha dhe sfidat e të majtës radikale në Shqipëri

    August 18, 2026

    Debati mbi fraksionet radikale në protestën e Tiranës

    August 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Nga Italia në Korçë, Gërxho: Gati të shkëlqej te Skënderbeu, është hap para në karrierë

    Korçë August 13, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Andrea Gërxho po fiton terren dhe formë dhe gjithnjë e më shumë është duke bindur drejtuesit bardhekuq për performancën e tij në fushë.

    I ardhur në Korçë vetëm para disa javësh, Gërxho ka treguar pak e nga pak se është një pikë e rëndësishme e Skënderbeut, ku trajneri mund të mbështetet dhe një alternativë e mirë për të zëvendësuar kapitenin Erlis Frashëri në pozicionin e mbrojtësit të krahut të djathtë. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi tregon se çfarë e bindi të bëhej pjesë e Skënderbeut dhe si e ka gjetur ekipin pas ardhjes së tij.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “U bënë disa javë tashmë që jam pjesë e Skënderbeut dhe mund të them se jam përshtatur mirë. Kam gjetur një grup të mirë lojtarësh dhe mbi të gjitha djem që të ndihmojnë dhe të gjenden pranë, njësoj siç ndodhi me mua në fillim. Menjëherë kam ndierë mbështetjen nga bashkëlojtarët e tjerë dhe kjo më ka ndihmuar shumë, në veçanti kapiteni Frashëri. Kalimi im te Skënderbeu pas një aventure në Serinë C në Itali mund të them se është një hap para, pasi jam në elitën e futbollit dhe mund të le gjurmë më lehtë për të hedhur një hap tjetër më të madh në aspektin personal. E di që Skënderbeu prej kohësh është kthyer në një promotor talentesh dhe do të luaj kartat e mia këtu që të ngjis shkallët e karrierës”, theksoi Gërxho fillimisht, sa i takon aspektit personal.

    EKIPI – I ndalur më pas te forca e grupit dhe skemat e lojës së trajnerit Gvozdenoviç, Gërxho u shpreh se e ndien veten mirë edhe me skemën 3- 5-2, pavarësisht se është më impenjative dhe kërkon më shumë përqendrim dhe sakrificë.

    “Ekipi është përgjigjur mirë në këtë fazë përgatitore dhe kemi treguar se jemi mirë dhe do të japim maksimumin tonë. Skuadra ka plot elementë cilësorë dhe kjo na bën që të kemi besimin se do të bëjmë mirë në sezonin e ri. Sa i përket skemës së lojës, mendoj se kjo është një zgjidhje e trajnerit dhe i takon atij të vendosë se si ekipi shprehet më mirë. Unë personalisht luaj si mbrojtës i krahut të djathtë, por jam ndier mirë edhe me skemën 3-5-2 në pozicionin e anësorit të djathtë. Sigurisht është më shumë impenajtive, pasi kërkon të ndodhesh në kohë në të dy fazat e lojës dhe kërkon më shumë përqendrim. Por e ripërsëris, ne jemi në shërbim të ekipit dhe do të luajmë ashtu siç e mendon trajneri”, theksoi Andrea Gërxho për “Panorama Sport”.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Jani Kaçi feston ditëlindjen, Korça nderon ikonën e sportit

    August 17, 2026

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Vrasja e turistit francez në Ksamil, identifikohet i dyshuari

    August 18, 2026

    Sali Berisha dhe sfidat e të majtës radikale në Shqipëri

    August 18, 2026

    Debati mbi fraksionet radikale në protestën e Tiranës

    August 18, 2026

    Sanksionet ndaj Iranit: SHBA paralajmëron masa të papara

    August 18, 2026

    Aksident fatal në Durrës, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

    August 18, 2026

    Goditet nga rrufeja në Etna, humb jetën turisti 30-vjeçar

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vrasja e turistit francez në Ksamil, identifikohet i dyshuari

    August 18, 2026

    Policia Kufitare shpëton dy persona në liqenin e Pogradecit

    August 17, 2026

    Jani Kaçi feston ditëlindjen, Korça nderon ikonën e sportit

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Braktisja e Drenovës: Fshati turistik në Korçë po mbetet pa banorë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.