Mesfushori pogradecar Endri Çekiçi është prezantuar zyrtarisht si lojtar i CR Belouizdad, një prej klubeve më të njohura dhe më të titulluar të futbollit algjerian.
Futbollisti 28-vjeçar ka zgjedhur Afrikën e Veriut për të nisur një etapë të re në karrierë, pas eksperiencave të fituara në Shqipëri, Slloveni dhe Turqi.
Belouizdad, kampion i shumëfishtë në Algjeri dhe pjesëmarrës i rregullt në garat ndërkombëtare, i ofron Çekiçit një skenë të rëndësishme për të treguar vlerat e tij dhe për të kontribuar në objektivat e klubit.


