Një përplasje e dhunshme mes dy grupe personash ka çuar në plagosjen e tre individëve mbrëmjen e sotme në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali pranë parkut të qytetit, ku sipas të dhënave të para, konfliktit verbal i është shtuar dhuna fizike me përdorimin e mjeteve të forta dhe thikave.
Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Njëri prej tyre mësohet se ka marrë plagë në zonën e barkut.
Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të parëndësishme, por ka degjeneruar shpejt në dhunë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave si dhe për identifikimin e autorëve të përfshirë.


