Në Devoll, Policia ndaloi shtetasin D. D., 43 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, një 66-vjeçar nga fshati Përparimaj u procedua penalisht pasi është kthyer në shqetësues për komunitetin, duke përdorur vazhdimisht shprehje sharëse dhe fyese.
Në Korçë, një 50-vjeçar u procedua pasi dyshohet se nga pakujdesia ka ndezur zjarr, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me bimësi.


