Volejbollistja Niki Jolla do të jetë pjesë e Skënderbeut për sezonin 2025–2026, ku do të luajë në rolin e liberos. Me energjinë dhe vendosmërinë që e karakterizojnë, Jolla pritet të forcojë ndjeshëm prapavijën e skuadrës korçare.
Ajo ka eksperiencë të mëparshme në kampionatin grek, çka e bën një afrimitarë me vlerë për objektivat e Skënderbeut në këtë sezon.
Skuadra korçare, ashtu si vitet e fundit, synon të mbetet edhe këtë sezon në grupin e ekipeve më të mira të kampionatit, ndërsa kërkesa e saj kryesore mbetet fitimi i trofeve.


