Me ardhjen e vjeshtës, në shumë familje korçare ka nisur puna për përgatitjen e turshive, një zakon i trashëguar brez pas brezi.
Amvisat kanë filluar mbushjen e kavanozëve me domate, speca, lakër, kastravecë e perime të tjera të stinës, duke e kthyer këtë periudhë në një rit tradicional të çdo shtëpie.
Sezoni i turshive nuk është vetëm një mënyrë për të ruajtur ushqimet, por edhe një pjesë e identitetit kulturor e kulinar të Korçës, që e bën këtë kohë të vitit të veçantë për çdo familje.


