Korça në zemër të saj mban një kitarë e zërat e djemve të saj, të cilët rrugicave këndonin të dashurës së tyre – sot rikthehet përsëri ajo kohë, por në një formë tjetër.
Në Pazarin e Vjetër të Korçës do të ngjiten këngëtarët më të mirë që qyteti ka nxjerrë, për të performuar këngën që rreh në venat e këtij qyteti, serenatën.
Vëllezërit korçarë, Eli Fara, Ermira Babaliu, Aurel Thellimi, Mihallaq Andrea, Mimoza Paraveli, Ermira Kola, Tomi Kondakci, Kamela Islamaj, Bledi Polena, Lazarela Deti dhe Ëndërr Serenate Band do të ngrohin shpirtrat tuaj në këtë pragvjeshte.