Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Një familje në Trebinjë Pogradec mbetet e pastrehë nga zjarri – Kërkojnë ndihmë urgjente

    Aktualitet July 8, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një familje me pesë anëtarë në fshatin Trebinjë të Pogradecit ka mbetur e pastrehë pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët mbrëmjen e së hënës. Zjarri, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në çati, ka shkrumbuar plotësisht shtëpinë, duke u marrë familjarëve të gjitha orenditë dhe sendet personale.

    Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe banorëve të lagjes Qosollë, banesa është djegur e tëra. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar nga flakët, por dëmet materiale janë totale.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Agron Qose, kryefamiljari, rrëfen momentet dramatike kur nisi zjarri:

    “Rreth orës 4 ishim në shtëpi me gruan. Dëgjuam një kërcitje në çati, por nuk i dhamë rëndësi. Vetëm kur na thirri komshiu, dilni se u dogjët, kuptuam çfarë po ndodhte. Brenda pesë minutash ra çatia përdhe, u shembën tavanet dhe nuk mundëm të shpëtonim asgjë. Erdhi zjarrfikësja, por nuk patën mundësi të bënin shumë. Madje një zjarrfikës u aksidentua duke u rrëzuar teksa po luftonte me flakët.” – tha kryefamiljari.

    Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, që vizitoi familjen në vendngjarje, premtoi mbështetje institucionale:

    “Agron, shyqyr që nuk ka ndodhur dëme në njerëz dhe bagëti. Jam sot këtu me grupin e emergjencave për të evidentuar dëmet. Brenda ligjit do të bëjmë gjithçka që të ta ringrejmë shtëpinë. Të uroj gjithë të mirat, Zoti të dhëntë shëndet, se të tjerat do t’i rregullojmë.” – tha Xhakolli.

    Aktualisht, familja Qose po strehohet tek të afërmit në fshat, ndërsa ndodhen në kushte të vështira dhe kanë nevojë të menjëhershme për veshmbathje dhe ushqime bazë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kerkojne ndihme pogradec Trebinjë zjarri djeg shtepine
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.