Kryetari i Bashkise Kolonjë Z.Erion Isai ka lajmëruar se në Kolonjë do të filmohet një film italian. Ai ka ndarë këtë postim në rrjetet e tij sociale.
Një film do xhirohet në Kolonjë nga regjisorja italiane Giulia Grandimetti. Xhirimet e filmit do kryhen në vjeshtë.
Kënaqësi të prisja regjisoren Italiane Giulia Grandinetti e cila ka zgjedhur Kolonjën si vend xhirimi të filmit të saj të ri.
“Vjeshta do të gjejë Giulian dhe kastin Italian në xhirimet e tyre. E falenderova për promovimin që po i jep nëpërmjet artit të saj Kolonjës,” – është shprehur Erion Isai.