Një martesë, një divorc, një funeral – është vënë në skenë në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës nga regjisorja Rovena Lule, e cila i kishte besuar gjithçka 4 aktoreve të njohura të teatrit shqiptar.
Shfaqje e cila është pritur shumë ngrohtë nga artdashësit korçarë të cilët kishin mbushur sallën e teatrit, ndërsa për regjisoren Lule që vjen për herë të parë me një shfaqje në Korçë, nata e mbrëmshme ka qenë mrekulli për të.
Zamira Kita, Egla Ceno, Paola Kodra dhe mbi të gjitha Olta Daku me lojën e tyre të mrekullueshme kanë shkaktuar të qeshura pafund për publikun korçar, ndoshta e për këtë Kita, Ceno e Daku kanë falënderuar artdashësit korçarë.
Kjo shfaqje do të shfaqet për 6 ditë për publikun e qytetit të Korçës.