Një 13-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Korçës, pasi është larguar nga banesa e saj më datë 23 gusht 2025.
Denoncimi është bërë nga nëna e saj, shtetasja M. Ç., 40 vjeçe, e cila ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Korçë se vajza e mitur nuk është kthyer në shtëpi.
Policia bën me dije se janë ngritur grupet e posaçme të kërkimit dhe po punohet për gjetjen dhe kthimin e saj pranë familjes.
Ky është një tjetër rast i largimit të të miturve nga banesa në qarkun e Korçës, fenomen që po përsëritet kohët e fundit dhe që ka ngritur shqetësim për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve.


