Vajza 6-vjeçare, e cila prej disa ditësh po merrte trajtim mjekësor në QSUT pas zjarrit tragjik në një banesë në Maliq, ka ndërruar jetë këtë të premte.
Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë, kur banesa e familjes Hazisllari u përfshi nga tymi në ambientet e kuzhinës. Si pasojë, humbën jetën në vendngjarje nëna, Merjeme Hazisllari, dhe djali 14-vjeçar, Luka.
Forcat zjarrfikëse, sapo mbërritën në vendngjarje, gjetën jashtë dy fëmijët në gjendje të rëndë për shkak të asfiksisë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, djali ndërroi jetë më vonë në spitalin e Korçës, ndërsa vogëlushja, që po kurohej në Tiranë, nuk arriti dot të fitojë betejën me jetën.


