Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Nuk më kishte ndodhur në 32 vite”, Elda Zavalani tregon historinë e trishtë

    Aktualitet January 6, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    32 vjet….

    Kaq vite kam qe punoj ne farmaci. Kam pare te semure, te varfer, nena me femije, baballare te shqetesuar. Motra e perlotur per motren, komshije te mira e te sakrifices. Te gjithe me halle, te vogla, te medha. Te gjithe me ankth, ndonjehere me lote, ndonjehere me buze ne gaz.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Shpesh kam ndjere zemren te me ligeshtohet, por kurre nuk e kam humbur buzeqeshjen, kurre nuk e kam lene deshperimin dhe dhimbjen te mare terren mbi forcen dhe kurajon e shpirtit.

    Shpeshhere fjala sheron, nje perqafim vlen me shume se nje xanax, nje buzeqeshje e nje shaka me shume se nje aspirine.

    Por kjo skene qe perjetova mbreme, me vuri poshte. Me nxorri pak nga vetja dhe me beri te rebelohem, jo aq sa do kisha dashur gjithsesi….

    Ora rreth 18.30. Ne ate kohe ne Korçe ulen shume temperaturat. Te ardhurit nuk i dine mire keto ndryshime dhe shpesh i sheh te veshur holle…

    Hapet dera dhe hyn nje nene e re me nje vajze te bukur rreth 8 vjec per dore. Nuk e mbaj mend cfare kerkuan, ah po, Rapidol S 200 mg. Pas kembeve te tyre, tek dera shfaqet babai, nje djale rreth 35-36 vjec, me djalin e vogel per dore.

    Farmacia ime eshte teper e ngrohte. Me dimrin nuk behet shaka…

    – Fute djalin ketu s’e eshte ngrohte, i drejtohet gruaja me miresjellje te shoqit.

    – S’dua…pergjigjet ky.

    – Fute djalin se u plevitos dhe shko ne hotel merru xhupat te dyve.

    ( Te dy femijet kishim dale vetem me bluza tute ).

    – S’dua te thashe, shko vete, une nuk shkoj !

    Nje gjendje shokuese. Vajza 8 vjecare rrinte si e ngrire duke pare here njerin here tjetrin. Djali i vogel gati ne te qare. Per ta ç’tensionuar, ju flas :

    – E di ç’kini ju, rrini ketu bashke me femijet dhe shkoj une ne hotel i marr xhupat e tyre, pa merak.

    Gruaja me sy te perlotur, me shikon me buzeqeshje. Burri i inatosur, terheq djalin per dore dhe vazhdon rrugen per lart. Vajza e vogel me thote “po nuk kam dhe aq ftohte, teta, ja, kam veshur dy bluza…dhe me tregon ato qe ka veshur, me duart e saj te vogla e te bukura….

    Me besoni dhe tani qe shkruaj, me shtrengon zemra….

    Dal nga banaku dhe pa folur fare, shkoj tek nena e re e shtrengoj ne krahe. Atehere shoh qe i rrjedh loti, qe po e mbante gjithe kohes.

    – Mos u merzit, i peshperis, ndonjehere burrat keshtu e kane…

    ( me fal o zot, them me vete, nuk jane gjithe burrat keshtu…).

    – Me turperoi…foli ajo aq mekur sa mu duk se foli muri.

    – Ne Korce eshte ftohte o xhan, i drejtohem vajzes se vogel. Ben mire ta degjosh mamin e te shkosh te veshesh xhupin.

    Nuk rrija dot me ne farmaci. Mu prish aq shume gjaku, hyra brenda dhe vura xhezven e kafes.

    Im shoq e vuri re shqetesimin.

    – Cfare ka ndodhur Elda ?

    – Diçka e shemtuar, i them dhe mbyll deren e kuzhines.

    Ai loti i nenes se re nuk po me shqitet dot nga mendja. Me vrau me shume se nje ngasherim i tere.

    Perse ajo arrogance ne sy te femijeve, ne sy te farmacistes, ne mes te rruges ??? Perse kjo sjellje me gruan evet, me nenen e dy yjeve te vegjel ?? Nuk i jap dot pergjigje, di vetem qe mu duk gjeja me e shemtuar qe kam perjetuar ne 32 vjet…

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Më të klikuarat

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.