Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    OKB: Luftimet mund të shkaktojnë largimin e 800 mijë njerëzve nga Sudani

    Bota May 2, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Luftimet në Sudan midis dy fraksioneve ushtarake mund të detyrojnë largimin e më shumë se 800 mijë njerëzve nga vendi, paralajmëruan zyrtarë të OKB-së të hënën, ndërsa të dy palët vazhduan përleshjet mes tyre pavarësisht zgjatjes së një armëpushimi tjetër tre ditor.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nënkryetari i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Raouf Mazou, tha të hënën se agjencia e refugjatëve po përgatitej për zhvendosjen e 815 mijë njerëzve nga Sudani në shtatë vende fqinje. Rreth 73 mijë njerëz tashmë janë larguar nga Sudani, tha ai.

    Kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi, tha në një postim në Twitter të hënën se agjencia shpreson që shifrat e saj të planifikimit në fund do të jenë shumë të larta, por tha se “nëse dhuna nuk ndalet, do të shohim largimin e më shumë njerëzve nga Sudani”.

    Banorët në kryeqytetin e Sudanit, Kartum, dhe qytetet e tij fqinje, raportuan se dëgjuan sulme ajrore dhe zjarr artilerie të hënën, pavarësisht marrëveshjes së arritur të dielën për zgjatjen e armëpushimit për 72 orë të tjera. Një numër armëpushimesh të përkohshme shpesh janë shkelur nga të dyja palët. Armëpushimet u vendosën nga dy fraksionet ndërluftuese për të lejuar kalimin e sigurt të njerëzve dhe për të krijuar kushtet për arritjen e ndihmave humanitare në vend. Megjithatë, ndërsa luftimet janë zbutur në disa pjesë të kryeqytetit, luftimet e ashpra kanë vazhduar në rajone të tjera. Palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

    Zyrtari i lartë i OKB-së në Sudan, Volker Perthes, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press të hënën se gjeneralët e palëve ndërluftuese të Sudanit kanë rënë dakord të dërgojnë përfaqësues, ndoshta në Arabinë Saudite, për negociata. Ambasadori sudanez në Shtetet e Bashkuara, Mohamed Abdalla Idris, i tha Zërit të Amerikës se shpreson që armëpushimi përfundimisht do të çojë në bisedime domethënëse afatgjata të paqes.

    Më shumë se 500 njerëz njoftohet se janë vrarë që nga fillimi i luftimeve më 15 prill mes shefit të ushtrisë së Sudanit Abdel Fattah al Burhan dhe gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo, i cili drejton Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë. Dy gjeneralët kanë qenë aleatë në qeverinë kalimtare të Sudanit, të krijuar pas një grushti shteti të vitit 2021./VOA

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Vrasje e tmerrshme në Volos, shqiptari vret gruan dhe arratiset

    August 22, 2025

    Samiti Trump–Putin në Alaskë pa marrëveshje për Ukrainën

    August 16, 2025

    OBSH shpall emergjencë shëndetësore nga zjarret dhe bën thirrje për masa urgjente

    August 13, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Starova, fshati i Pogradecit me histori të lashtë që ruan identitetin përtej emërtimit Buçimas

    September 3, 2025

    Lamtumirë Qani Mbroçi, njeriu që solli boksin në Pogradec

    September 8, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.