Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale po prekin zemrat e të gjithëve. Një kalë i plagosur dhe i djegur nga zjarret që kanë përfshirë Shqipërinë ditët e fundit, shihet duke endur rrugëve në kërkim të ujit dhe ndihmës.
Foto është shkrepur në zonën e Delvinës ku zjarri ka qenë agresiv në dy ditët e fundit. Për fatin e mirë kali gëzon shëndet dhe ka marrë mjekimin e duhur.
Pamjet e këtij kali janë bërë simbol i dhimbjes dhe pasojave të zjarreve të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe thatësira e vazhdueshme.
Zjarret kanë shkatërruar hektarë pyjesh dhe kullota, duke lënë shumë kafshë të braktisura dhe të dëmtuara.
Aktivistët dhe banorët lokalë po përpiqen të shpëtojnë kafshët që kanë mbetur në zonat e prekura, duke u ofruar ujë dhe kujdes mjekësor atyre që kanë pësuar djegie./ Kolibri.al


