Qarku i Korçës do të përjetojë një ditë tipike vjeshte këtë të martë, 30 shtator. Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës, shoqëruar me vranësira të lehta në orët e para të mëngjesit.
Temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri në 7°C, ndërsa gjatë mesditës pritet ngrohje graduale, me vlerat më të larta që do të arrijnë deri në 18-19°C. Në orët e mbrëmjes pritet sërish rënie e ndjeshme e temperaturave, duke sjellë freski tipike për zonat malore.
Era do të fryjë e lehtë, ndërsa reshje nuk parashikohen. Kjo tablo meteorologjike do të mbizotërojë në të gjashtë bashkitë e qarkut – Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pustec – duke krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të përditshme dhe punimeve bujqësore.


