E enjtja pritet të sjellë një ditë tipike vjeshte në qarkun e Korçës, me diell të vakët dhe vranësira që do të alternohen gjatë gjithë ditës. Temperaturat do të jenë të buta në mesditë, ndërsa mëngjesi dhe mbrëmja do të ndihen më të freskëta.
Në qytetin e Korçës, dita nis me rreth 10°C, ndërsa pas mesditës termometri ngjitet deri në 18–19°C. Dielli do të shfaqet herë pas here përmes reve të bardha që do të mbulojnë herë pas here qiellin, ndërsa në orët e mbrëmjes do të mbizotërojnë vranësirat.
Në Maliq dhe Pustec, moti do të jetë pothuajse i njëjtë – i qetë, me vranësira kalimtare dhe temperatura që luhaten nga 9°C në mëngjes deri në 18°C në orët e drekës. Përreth liqenit të Prespës pritet ndjesi më e freskët për shkak të erës së lehtë verilindore.
Në zonat e tjera si, Devolli dhe Kolonja, do të mbajë mot i kthjellët paradite, por me kalimin e orëve priten shtim të vranësirave. Temperaturat në këto zona malore do të jenë disi më të ulëta, duke zbritur deri në 7°C në orët e para të mëngjesit dhe duke u ngjitur në 16°C në mesditë.
Ndërsa në Pogradec, pranë liqenit, parashikohet një ditë e qetë me diell dhe vranësira të lehta, ideale për shëtitje buzë ujit. Temperaturat do të variojnë nga 11°C në mëngjes në 19°C në mesditë.
Era do të fryjë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 10–15 km/h, duke sjellë një ndjesi të freskët veçanërisht në zonat malore.
Një ditë e qetë vjeshte në të gjitha gjashtë bashkitë e qarkut – me diell të përzier me re, temperatura të këndshme dhe një frymë e lehtë që sjell ndjesinë e ftohtësisë së stinës. Një ditë e mirë për punët në fushë, shëtitje në qytet apo një kafe nën diellin e butë të tetorit.


