Partizani ka hedhur sytë nga sulmuesi i Skënderbeut, Bismark Charles, për të cilin është gati të ofrojë rreth 100 mijë euro.
Ganezi 24-vjeçar, që sezonin e kaluar luajti me Skënderbeun dhe ishte huazuar tek Vllaznia për Kupat e Europës, është një alternativë serioze për repartin ofensiv të të kuqve.
Charles njihet si lojtar polivalent, që mund të aktivizohet si qendërsulmues, por edhe në krahët e sulmit, duke e bërë një përforcim me peshë për ekipin e kryeqytetit.
Tashmë mbetet të shihet nëse klubi korçar do të pranojë ofertën e Partizanit, ndërsa vendimi pritet të merret në ditët e ardhshme.


