Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në videoskandalin e Gjicit, e njohur si Alma Kaci.
Burime për Kolibri.al bëjnë me dije se ekzekutimi i arrestimit të saj është bërë në Shkodër, ndërsa ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Kjo çeshtje po hetohet nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana.