Në Korçë vijojnë ende të ruhen disa prej traditave të vjetra, të trashëguara nga të parët tanë. Një prej tyre është dhe përgatitja e mishit të thatë ose siç njihet në gjuhën popullore, pastërmaja.
Amvisat tashmë kanë nisur përgatitjen e tij ndërsa na tregojnë sesi kryhet procesi i tharjes. Aton a tregojnë se pastërmaja ka një shije të veçantë dhe shkon me motin e ftohtë pasi përshtatet edhe me gatimet e stinës së dimrit.
Përgatitja e mishit në këtë formë ka një shije karakteristike e mund të përgatitet me mish qingji, dhie apo dhe lope dhe reziston për disa muaj. Ajo mund të piqet në prush ose mund të gatuhet në gjellë, zakonisht në fasule apo dhe të konsumohet me turshi


