Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Për pashkë në atdhe – fluks i lartë në Kapshticë

    Aktualitet April 17, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kapshticë – Në prag të festës së Pashkës, pika kufitare e Kapshticës po përjeton një fluks të shtuar të qytetarëve që kthehen në Shqipëri për të kaluar festat pranë familjarëve të tyre. Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, por edhe më gjerë, kanë nisur të rikthehen në atdhe për të festuar me të afërmit një nga festat më të rëndësishme të besimit të krishterë.

    Sipas burimeve zyrtare, për të përballuar fluksin në rritje, në pikën doganore të Kapshticës janë vendosur në funksion nga 6 sportele aktive në të dy krahët e kufirit, duke shërbyer pa ndërprerje për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve. Masat janë shtuar që prej mëngjesit të sotëm dhe do të vijojnë gjatë gjithë fundjavës, kur pritet që kulmi i hyrjeve të shënohet të shtunën dhe të dielën e Pashkës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Autoritetet shqiptare të Doganës dhe Policisë Kufitare, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke, janë në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë, duke monitoruar situatën dhe garantuar një proces kalimi sa më të qetë, të rregullt dhe me kohë pritjeje sa më minimale për qytetarët.

    Përveç rritjes së stafit dhe sporteleve aktive, janë marrë masa shtesë edhe për kontrollin e automjeteve, duke ndarë linjat e udhëtarëve nga ato të mjeteve të mallrave, në mënyrë që të mos krijohen bllokime të panevojshme. Po ashtu, janë rritur patrullimet në zonën kufitare për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar çdo situatë të papritur.

    Festat e Pashkës janë një moment i veçantë bashkimi për shumë familje shqiptare, ndaj autoritetet kanë bërë thirrje për mirëkuptim dhe respektim të udhëzimeve të stafit kufitar, me qëllim që lëvizja në kufi të zhvillohet në mënyrë sa më të rregullt dhe festive.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Dogana e Kapshticës Korçë kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.