Përfundon restaurimi i ikonës “Zbritja në Ferr” IN 4888.
Ikona e pikturuar mbi një panel monolit prej are ka qënë pjesë e regjistrit të sipërm të një ikonostasi. Ajo bën pjesë në ciklin e Festave të Mëdha dhe është punuar me mjeshtëri të lartë artistike.
Pjesa më e madhe e sipërfaqe është punuar mbi ar dhe për këtë arsye ka pësuar humbje të konsiderueshme të shtresës pikturale.
Krishti ka zbritur në ferr dhe paraqitet duke ngritur nga varet Evën dhe Adamin. Prapa tyre shihen profetët të Dhiatës së Vjetër dhe një turmë njerëzish në humnerat e errëta të ferrit, në krahun tjetër paraqiten Johan Pagëzori, Profeti David dhe profetë të tjerë.
Ushta e Krishtit ngulet mbi syrin e Djallit, ai qëndron triumfues mbi portat e shqyera të ferrit dhe ka mposhtur vdekjen.