Në Pazarin e Vjetër të Korçës u përmbyll mbrëmë nata e tretë i festivalit “Korça Serenights”, me një mbrëmje gala ku emocionet e serenatave u sollën në një dimension të ri.
Finalja kulmoi me një koncert madhështor, ku Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, nën drejtimin artistik të mjeshtrit Josif Minga, shoqëroi emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Të gjitha këngët u interpretuan me një orkestrim të ri, duke i dhënë serenatës një përmasë të re artistike që përshtatet me skenën e madhe.
Ky edicion i dytë i Korça Serenights u mbyll me një atmosferë të mbushur me muzikë, art dhe traditë, duke e kthyer festivalin në një pikë të rëndësishme kulturore që përcjell magjinë e serenatave përtej kufijve kohorë.


