Fundjavat në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë kanë një ngarkesë të madhe trafiku, ashtu si aksidentet janë të shpeshta në këtë aks nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.
Pyetja që po ngrejmë është pse ambulanca e cila qartësisht duket që nuk ka urgjencë dhe as pacient në të pasi nuk ka ndezur sinjalet e emergjencës duhet të futet në parakalim në vijë të pandërprerë, akoma më keq shkel mbi trafindarëse në kryqëzimin e fshatit Mëmlisht.
A duhet policia apo dikush tjetër të reagojë ndaj këtyre pseudo shoferëve që kanë për detyrë të shpëtojnë jetë dhe jo të marrin të tilla?
Video e bërë sot në orën 14.10 minuta në aksin rrugor Lin-Pogradec.