Një tjetër aksident regjistrohet në askin rrugor Bilisht – Korçë, ngjarje e cila ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta.
Nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona, njeri prej të cilëve në gjendje më të rëndë ndërsa e plagosur ka mbetur dhe një femër që ishte pasagjere në njërin nga mjetet e përfshirë në aksident
Sipas policisë, aksidenti ka ardhur për shkak të kalimit të njërit prej mjeteve nga një rrugë dytësore në rrugë nacionale kalim që ka sjell edhe përplasjen e të dy mjeteve.
Ky është aksidenti i 6 gjatë kësaj të djele.
I pari u shënua në orët e para të mëngjesit ku një polic i sektorit të qarkullimit rrugor ka ngelur i plagosur, me pas dy këmbësorë në Pogradec, dhe disa orë më vonë në afërsi të fshatit Çaushli një I moshuar ka mbetur i plagosur, për të ardhur tek aksidenti me 5 të rinj që kanë mbetur të plagosur në fshatin Progër e dy të tjerë në fshatin Belorta, bilanc ky i frikshëm në juglindje të vendit, me 11 të plagosur


