“Përtej Horizontit” do të ngjitet në skenën e Teatrit të Korçës, “Andon Zako Çajupi” me premierën e një vepre të madhe të anatomisë së shpirtit njerëzor, një nga aktet krijuese nga më të ndjera dhe introspektive të dramaturgut amerikan Eugene O’Neill, nën regjinë e Silvio Goskovës.
Shfaqja do të jepet tri netë me rradhë, mbrëmjen e sotme, në 1 dhe 2 nëntor, duke sjellë për publikun një reflektim të thellë mbi ëndrrat, dashurinë, fatin dhe kufijtë e zgjedhjeve njerëzore.
Në qendër të interpretimit, spikat aktorja Dasara Xhangolli, e cila mban rolin e Izabelës, një figurë e ndërtuar me finesë, që përfaqëson përplasjen midis dëshirës për jetë dhe peshës së realitetit.
Izabela është një grua që ndien, ëndërron dhe përpiqet të gjejë dritë në kufijtë e errësirës.
Përmes saj, O’Neill ndërton një simbol të femrës së ndarë mes pasionit dhe detyrimit, mes asaj që zemra kërkon dhe asaj që jeta imponon.
Nga Albert Vataj


