Me një urdhër të datës 28 Mars 2025 Ministria e Bujqësisë ka ndaluar gjuetinë e speciave të Klenit, Krapit Dhe Mrenës, nga ana tjetër urdhri përcakton edhe ndalimin e gjuetisë së Koranit me rrjetë deri në distancë 1500 metra nga bregu i liqeni çka ka sjellë reagimin e peshkatarëve profesionistë.
Sipas tyre ndalimi gjuetisë me rrjetë të koranit në këtë periudhë i penalizon.
Peshkatarët thonë se nga ana e Ministrisë nuk ka pasur asnjë konsultim me ta dhe se ky lloj urdhri nuk ka qenë i tillë vitet e kaluara, kohë kur ata e kanë gjuajtur koranin edhe me rrjeta.
Sinkrone
“Ne E kundërshtojmë sepse nuk ka qenë më parë, në thellësi mbi 300 metra nuk ka qenë asnjëherë e ndaluar. Ruhej vetëm aty ku shtohej. Na kanë ndaluar në thellësi. Peshkatarët e lëshojnë Klenin. Ngelemi pa buke, grep Nuk ha Në këtë kohë, nuk qëllon. Ndikon se nuk kemi buke te hamë, shesim peshkun e ushqehemi, sivjet dy milion gjobë ”
” ne kemi punuar kaq vite, pse të ndalohet? Jemi të rregullt me licensë. Këtë vit na kanw ndaluar rrjetën. Jemi peshkatarë kryesore të liqenit. Ne plotësojmë kriteret. Në qoftë se kapet një person hiqet licenca vendoset e gjoba. Thjesht kemi pezullim të peshkimit. Na lejoni ta gjuajme ate që kemi në license. ”
” kryetari tha do interesohem me përgjegjësin përkatës në ministri e do mundohemi me të mirën. Jemi 60 subjekte peshkatarë professioniste, rreth 120 familje ”
Një përfaqësi e tyre kërkuan takim me kryebashkiakun e Pogradecit Ilir Xhakolli të cilit i kërkuan ndërhyrje në Ministri për shfuqizimin e urdhrit, ku firmosën edhe një peticion me kundërshtitë e tyre.
Ndërkohë që iu është bërë
me dije se nëse kapen varka me rrjeta në liqen do të gjobiten deri në 3 milionë lek të vjetra dhe sekuestro të rrjetave.



