Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Dëshmia për vrasjen e 20-vjeçarit: E gjeta të shtrirë në gjak

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit, policia jep detajet

    August 8, 2026

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Plaka dhe qumështi – histori që duhet lexuar, nga Mentor Kikia

    Aktualitet August 2, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Plaka dhe qumështi

    Para pak ditësh, po udhëtoja në Rrugën e Arbërit, drejt Peshkopisë. Pa kaluar Bulqizën, në anë të rrugës pash një grua të moshuar me një trastë të madhe mbushur me bidona me qumësht. Ndalova dhe e mora në makinë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Pa u ulur mirë, më lëshoi një breshëri falenderimesh e urimesh që e ndihmova. Pastaj, shpejt e shpejt, më pyeti:

    Mos je gjë Mentor Kikia ti, ai që flet në televizor?
    – Po, i thash duke qeshur. I shikon programet televizive ti?
    – Po po, i shikoj nëna.

    Pastaj, siç e kemi zakon ne shqiptarët, për 5 minuta morëm informacion për shtatë breza. Nga je, ku shkon, sa fëmijë ke, ku punon gruaja etj etj.

    Gruaja e moshuar kishte 8 fëmijë, të shpërndarë, siç tha ajo vetë, nga Franca deri në Suedi.
    – Dhe ti shet qumësht duke e mbajtur në kurriz? – e pyeta.
    – Po çtë bëj, isha në Francë ca kohë e nuk nejta dot. Ça të bëja unë atje?
    – Po mirë, nuk të sjellin ndonjë lek fëmijët, që të rrish rehat në shtëpi?
    – Unë nuk du lekë, o Mentor, du rob. Nuk kam rob në shpi.

    Këtu e qepa!

    Pastaj folëm për fshatin e saj. “Dikur kishte ujë shumë, por na e morën, na e morën galeritë dhe ata për hidrocentral. Tani jemi tharë, as bagëtia s’ka ku të pijë”.
    -Eh e kishim fshta të bukur – psherëtiu

    E dërgova deri në vendin ku duhej të shkonte dhe para se të zbriste, e pyeta sërish:
    -Po ti e bën çdo ditë këtë punë?
    -Jo jo, jo çdo ditë. Ma t’shumtën e rasteve vijnë ma marrin ke shpia qumështin. Por janë ca pleq e plaka këtu që s’kishin mundësi dhe ua solla vetë.

    Buzëqesha.., “ca pleq e plaka”…

    U shtrëngova pak, ndërsa i zbrita trastën mbushur me bidona me qumësht. Këmbënguli të më jepte një shishe qumësh për “hakun e rrugës”. Ia refuzova, duke i thënë se “do të ngelen ata pleqtë pa qumësht, dhe atyre u duhet më shumë”.

    Gruaja e moshuar e hodhi mbi sup trastën e rëndë dhe filloi të ecte pa u lëkundur. Ka të drejtë –thashë – ata që presin qumeshtin duhet të jenë pleqtë dhe plakat e vërteta.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Dëshmia për vrasjen e 20-vjeçarit: E gjeta të shtrirë në gjak

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit, policia jep detajet

    August 8, 2026

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Dëshmia për vrasjen e 20-vjeçarit: E gjeta të shtrirë në gjak

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit, policia jep detajet

    August 8, 2026

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026

    Dogana e Qafë Thanës bëhet me një ndalesë, inspektohen punimet

    August 8, 2026

    Vritet 20-vjeçari në Korçë, identifikohet i dyshuari për krimin

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë: 20-vjeçari dhe autori i dyshuar ishin shokë

    August 8, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026

    Dogana e Qafë Thanës bëhet me një ndalesë, inspektohen punimet

    August 8, 2026

    Vritet 20-vjeçari në Korçë, identifikohet i dyshuari për krimin

    August 8, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    Protesta e “Revolucionit Flamingo” vijon çdo ditë në Korçë

    August 2, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.