Dy të rinj po ndiqen penalisht pasi janë grindur me njërin-tjetrin. Të rinjtë janë përplasur fizikisht duke nxjerrë edhe mjete të ftohta, thika. Sherri ka ndodhur për motive të dobta.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. S., 31 vjeç dhe S. S., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.1, Pogradec, gjatë një konflikti dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin me mjete prerëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


