Procedim penal për dëmtim prone
Komisariati i Policisë Pogradec ka nisur procedim penal ndaj shtetasit E. A., 20 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e parë të automjetit të përdorur nga një 29-vjeçar, për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë;
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e parë të automjetit që ka në përdorim një 29-vjeçar, për motive të dobëta.