Një 33 vjeçare nga Pogradeci dyshohet se ka goditur me send të fortë, me një shkop, kalimtarin për motive të dobëta. Fatmirësisht shtetasi i goditur është mirë dhe nuk ka marrë dëmtime serioze. Ndaj 33 vjeçares ka nisur procedimi penal.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. S., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, dyshohet se ka goditur me send të fortë (shkop) në krah, shtetasin N. H., për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.