Një 32 vjeçar nga fshati Petrushë po ndiqet penalisht pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vet, me të cilën është në proces divorci.
Njoftimi i policisë;
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Progradec
-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 32 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, pasi në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në proces divorci, si dhe i ka marrë celularin, me pretendimin se është i tiji.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


