Sektori i MZSH, bashkia Pogradec informon për një zjarr në banesë në fshatin Gështenjas, Njësia Administrative Buçimas.
Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Gështenjas këtë pasdite, banesa është në pronësi të shtetases Yrfete Elmasllari.
Si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në orenditë e banesës si edhe është lënduar gruaja, e cila ka tentuar të fikë zjarrin e vetme dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe këmbë.
Ajo u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim jashtë rrezikut për jetën.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës.