Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Krenar Myrteza; “Hiqini kapelën Edi Ramës, jam i djathtë i zhgënjyer”

    May 18, 2025

    Ilir Meta nga burgu, nuk pranon mandat “qyl”

    May 18, 2025

    RinArt, aktiviteti që promovoi talentet e qarkut

    May 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pogradec/Gentiana Sula; “Do organizojmë ndjesë publike për vrasjet në kufij në komunizëm”

    Histori August 29, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Autoriteti i dosjeve të sigurimit të shtetit në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve organizoi në Pogradec një simpozium për të sjellë në vëmendje nëpërmjet dokumentave origjinale dhe shqyrtimit të fakteve për vrasjet e ndodhura në kufij gjatë viteve 1944-1990. Gentiana Sula drejtore e Autoritetit të dosjeve tha se ka shenja të pendesës për vrasjet, por ato janë individuale dhe jo publike. Për këtë Sula ka siguruar se ky autoritet së shpejti do të organizojnë një aktivitet për pendesën publike mbi këto vrasje.

    “Ajo që më rezulton mua është se në plan individual, ka pendime dhe shfaqje pendese mbi këto vrasje, por ajo që mungon është shfaqja publike e kësaj pendese që të jetë jo thjeshtë propagandistike, jo thjeshtë hipokrite por të jetë e ndjerë. Ne si autoritet po mendojmë për një aktivitet të madh të shfaqjes së pendesës dhe keqardhjes, për mënyrën e dokumentimit të këtyre gjesteve që shpesh herë mund të jenë të fshehta, anonime, të drejtpërdrejta por që ne na rezulton që njerzit nga ekspozimi i të vërtetave po arrijnë të kuptojnë më shumë mbi atë se cfarë ka ndodhur, të zhvishen nga narrative moniste e propagandës dhe censurës dhe duke njohur të vërtetat dhe faktet janë më të gatshëm për të marrë përgjegjësitë e tyre qytetare.”

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nga Pogradeci drejtoresha e autoritetit të dosjeve ka bërë me dije se ka eshtra të cilët sigurimi i shtetit nuk ua ka dorëzuar familjarëve për të shmangur hetimet mbi vrasjet.

    “Ne nga studimet dhe hapjen e arkivës kemi konstatuar një udhëzues të kohës i cili detyron organet të mos I japing trupat familjarëve, mendojmë që ka qenë një tentativë për ti shkëputur nga hetimi ngjarjen dhe për ta shkëputur nga kujtesa. Na rezulton që në disa raste janë të zhudkur në kufij kemi të paktën 10 aplikime në këtë kategori. Ne jemi aty për ti ndihmuar qoftë edhe duke bërë hapa konkrete pë fakte dhe dëshmi përmes hetimeve administrative që po I bëjmë. Sic është nëj rast në Ersekë në Shelegur ku ka dyshime të forta që mund të gjendet i varrosur një i vrarë në një varr të pashënuar.”

    Xhek Beci një i mbijetuar nga plumbat e ushtarëve të kufirit, tregon momentet e dhimbshme kur sëbashku me vëllain kanë tentuar arratisjen.

    “Me presionin e sekretarit te Kombeve te Bashkuara ndryshoi ligji, ne u gënjyem më pas dhe morëm guxim të arratiseshim me vëllain dhe pabesisht na vranë megjithse ishte liberalizuar ligji. Na qëlluan pa paralajmërim, kam mbetur i plagosur unë dhe ka vdekur në vend vllai im. Në kufij vetëm në vitin 89-90 në rrethin tim janë vrarë 33 veta, që nga mosha 4 vjec, 16 vjec dhe një cift i ri sapo të fejuar që donin të ndërtonin jetën në një vend tjetër, jo këtu ku mohoej liria në atë kohë. Ndërsa në Shqipëri nga viti 1944 deri në vitin 1991 janë vrarë dhe zhdukur mbi 980 veta”

    Et’ Hem Fezollari tha se arratisja në komunizëm ishte e pamundur për shkak të ruajtjes dhe do të duhet të zgjidhje midis vdekjes dhe lirisë.

    “Të arratiseshe në diktatur ishte në kufijtë e pamundësisë sepse kufijtë ishin hermetikë, jovetëm nga ushtria dhe policia por ishte një gardh I pakalueshëm tokësor, dhe kjo ka qenë arsyeja që ne zgjodhëm vdjekjen ose lirinë nëpër ujë. Sepse ishte në pamundësi për të arritur atë fitore që në arritëm, lirinë sepse ishim fëmijë nga 9 muajsh deri në 54 vjec që kishim nënën”

    AIDSSH ka vërejtur se nga 311 kërkesa të familjarëve në Drejtorinë e Procesit të Identifikimit dhe Rikuperimit të Personave të Zhdukur, pranë AIDSSH, 10 përqind të rasteve janë kërkesa të vrasjeve në kufi. Në Drejtorinë e Informacionit numërohen rreth 126 kërkesa individale që lidhen me tentativat për arratisje, të vrarët në kufi dhe arratisje të realizuara.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Krenar Myrteza; “Hiqini kapelën Edi Ramës, jam i djathtë i zhgënjyer”

    May 18, 2025

    Ilir Meta nga burgu, nuk pranon mandat “qyl”

    May 18, 2025

    RinArt, aktiviteti që promovoi talentet e qarkut

    May 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Krenar Myrteza; “Hiqini kapelën Edi Ramës, jam i djathtë i zhgënjyer”

    May 18, 2025

    Ilir Meta nga burgu, nuk pranon mandat “qyl”

    May 18, 2025

    RinArt, aktiviteti që promovoi talentet e qarkut

    May 17, 2025

    Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë

    May 17, 2025

    Vota e diasporës, PS drejt mandatit të 7 – ky është rezultati paraprak

    May 17, 2025

    “Ja ke idenë o?” thyen rekord në Korçë dhe Pogradec, shtohen data të reja të shfaqjes

    May 17, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    RinArt, aktiviteti që promovoi talentet e qarkut

    May 17, 2025

    Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë

    May 17, 2025

    Vota e diasporës, PS drejt mandatit të 7 – ky është rezultati paraprak

    May 17, 2025
    Më të klikuarat

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025

    Aksident në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës “Sotir Gura”

    May 13, 2025

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.