Pogradec
Një ngjarje e pazakontë u shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit në lagjen numër 2. Një persona sipas policisë i dehur ka thyer xhamat e një parukerie duke i gjuajtur me gurë. Nuk ka pasur persona në mometin e ngjarjes brensa parukerisë, por kalimtarë kur kanë parë veprimet e personit kanë njoftuar policinë.
Kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet, ndërsa personi i dehur është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime rreth ngjarjes. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ngjarje rastësore apo me konflikt mes personit të dehur dhe pronares së parukerisë.


