Policia e qarkut Korçë ka kryer disa arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale.
Në Pogradec, u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur sende personale në automjetin e një 26-vjeçari.
Për dy shtetas, D. J., 23 vjeç, dhe Z. M., 29 vjeç, u referuan materialet në Prokurori, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën mjete prerëse (thika).
Po në këtë qytet, 5 të mitur 15-vjeçarë u proceduan penalisht pasi dyshohet se për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht një bashkëmoshatar.
Në Korçë, procedim penal nisi për E. Ç., 41 vjeç, banues në Voskop, i cili dyshohet se ka goditur një punonjës policie; për B. C., 19 vjeç, që ka kanosur me fjalë një 22-vjeçar; si dhe për E. H., 55 vjeç, që dyshohet se i ka vjedhur celularin një 76-vjeçari.
Në Maliq, një 69-vjeçar akuzohet për zaptim prone në dëm të një 58-vjeçari.


