Në një hark kohor prej 5 muajsh Komisariati i Pogradecit ka arritur të godasë një numër të konsiderueshëm të persoanve që posedonin armë dhe municione. Në 5 aksionet e zhvilluar janë vënë në pranga 5 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore duke sekuestrua arsenalë të tërë armësh, fishekësh, parash etj. Duket se një vëmendje të veçantë policia ka treguar për rendin dhe sigurinë dhe mbi të gjitha parandalimin e ngjarjeve me pasoja të rënda. Nga të dhënat e siguruara rastet janë si më poshtë:
Nga Komisariati Pogradec për periudhën 01.04.2023 -15.09.2023, jane goditur 5 raste te armbajtjes pa leje, arrestuar 5 shtetas qe posedonin këto arme si dhe janë sekuestruar gjithsej 8 arme zjarri dhe sasi municioni luftarak:
- Në datë 01.04.2023, është finalizua operacioni policor “Çezma e Madhe”, ku eshte arrestuar në flagrancë shtetasi:
- Artur Palla, i datl. 08.03.1989, banues në fshatin Çezmë e Madhe/ Pogradec, si dhe u shpall në kërkim nipi i tij:
- Andrea Hasan Cano, i datl. 17.01.2004, banues në fahatin Çezmë e Madhe/ Pogradec, pasi si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Artur Palla, u gjet dhe u sekuestrua një armë luftarake( pushkë automatike), mod.63, kalibër 7.62 mm, me nr.10229573 si dhe një sasi prej 10 fishekësh luftarakë, mod 56, kalibër 7.62 mm.
- Me datë 11.06.2023, është finalizuar operacioni policor “Tushemishti”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi:
- Enes Shaho, i datlindjes 27.12.2001, lindur dhe banues në Rr. “Shemsi Koroveshi”, lagjja Nr. 1, Pogradec, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- Një shkop hekuri ( si ai i policisë)
- Një thikë si dhe një celular i markës iPhone.
-Një armë zjarri e llojit “Wjalter”
-Një karikator me 6 fishekë të kalibrit 9 mm. - 3 fishekë pistolete të kalibrit 9 mm.
- Me datë 09.07.2023, rreth orës 21:00, u be e mundur kapja ne flagrance e shtetasit:
- Artur Musollari, i datlindjes 14.01.1974, lindur dhe banues në Pogradec, në lagjen Nr.2, i denuar me pare per veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shperthyese dhe municionit”, person me rrezikshmeri te larte.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- Një armë zjarri e llojit pistoletë, mod 56, tip “TT” dhe në trupin e saj një krëhër me 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 1 fishekë tjetër në folene e fishekut.
Gjithashtu eshte sekuestruar shuma prej 2000 dollar amerikan, 100 dollar kanadeze, 200 franga zviceriane, 3425 euro, 15 700 leke te rinj, një shkop bejzbolli, një palë dylbi dhe nje aparat celular i markës Iphone se bashku ne karten sim.
- Me datë 14.07.2023, u finalizua operacioni policor “Starova”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi:
- Alti Jasharllari, i datlindjes 17.01.1983, lindur dhe banues në fshatin Szarovë, Njësia Adm. Buçimas, ” i denuar me pare per veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K. Penal, pasi sipas informacioneve të siguruara për këtë shtetas se në afërsi të banesës brenda një muri dyshohej se ai kishte të fshehur armë zjarri dhe një sasi municioni.
Nga kontrolli i ushtruar në një ambjentet pikërisht në hapësirën mes dy mureve u gjendën dhe u sekuestruan: - Një mitroloz i lehtë Mod 56
- Një armë automatik Mod.56
-Dy pushkë gjysautomatike mod.63
-Një kuti me 720 fishekë automatiku të hapur, mod.56 - 15 fishekë mod. 12.7 mm
-Një sasi e konsideruar fishekësh të hapur - 13 krëhëra automatiku
- 3 krëhëra pushke mod.63
- 1 kuti me fishekë pistolete
- 1 shirit mitralozi me 30 fishekë
-2 krëhëra disk për mitroloz të lehtë - 1 granatë dore ofensive
- Në datë 15.09.2023, u finalizua me sukses operacioni policor “Llënga”, ku si pasojë e këtij operacioni pas një pune disa javore u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
- Halit Kalanxhi, i datlindjes 09.02.2004, lindur dhe banues në fshatin Hondisht, Njësia Administrative Trebinjë/Pogradec.
Janë sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- Një armë zjarri pistoletë e markës TT
- Një armë gjahu e llojit çifte
- Një krëhër pistolete me 6 fishekë
- Tetë fishekë pistolete të kalibrit 7.62 mm.
- 5 fishekë për armë gjahu.
- 3 kapsolla detenatore.