Edhe pse jo një sport tradicional, artet marciale po marrin gjithmonë e më tepër vëmendje në qytetin liqenor.
Kjo vihet re nga vëmendja e pushtetit lokal por edhe numri në rritje i të rinjve që e frekuentojnë këtë sport. Së fundmi me ambientet e reja të shtuara pas investimit në pallatin e sportit Arefi Berberi është shtuar edhe një sallë e re dhe me hapsira të bollshme për sportin e kung fu-së.
Kryebashkiaku Ilir Xhakolli i ka parë nga afër këto ambiente ku ka marrë edhe mirënjohjen e sportistëve por edhe trajnerit Dritan Lushka.
Krahas arteve marciale në pallatin e sportit do të ketë edhe hapsira të tjera force, por salla për kugëng fu në ishte e nevojshme pasi në disiplinat MMA dhe tawekuendo sportisët e Pogradecit kanë marrë shumë çmimr brenda dhe jashtë vendit.